Please enter at least 3 characters.

Rihanna shfaqet në NYC me stil të thjeshtë, pas incidentit me të shtëna në shtëpi

Rihanna është parë në New York City duke kombinuar rehatinë me stilin, teksa mbërriti të dielën në Big Apple.

Ylli 37-vjeçar i muzikës dhe sipërmarrësja ishte veshur me pantallona gri të errëta dhe një pulovër me kopsa në të njëjtën ngjyrë.

Ajo mbante syze të mëdha të zeza dhe një shami blu të errët të lidhur mbi flokët e saj të gjatë, shkruan DailyMail.

Në dalje mungonin tre fëmijët e saj me ASAP Rocky, me të cilin është në lidhje prej vitesh. Çifti janë prindër të RZA, Riot dhe vajzës së tyre më të vogël Rocki.

Dalja e saj në New York vjen disa javë pas incidentit me të shtëna me armë në shtëpinë e saj në Beverly Hills, ku sipas raportimeve policore, një grua e quajtur Ivanna Lisette Ortiz dyshohet se ka hapur zjarr drejt rezidencës në mars.

Rihanna kishte treguar më herët se kishte dëgjuar disa shpërthime dhe kishte parë dëmtime në pronë, ndërsa u sigurua bashkë me ASAP Rocky gjatë ngjarjes. Askush nuk u lëndua.

Ortiz është deklaruar e pafajshme për disa akuza, përfshirë tentativë vrasjeje, ndërsa çështja e saj është ende në proces gjyqësor. /Telegrafi/