Please enter at least 3 characters.

Rihanna i quan "idiotë" senatorët shtetërorë të Alabamas që votuan për projektligjin, që e shpall abortin krim

2019/05/lel.jpg

Rihanna i ka quajtur “idiotë" senatorët shtetërorë të Alabamas të cilët kanë votuar në favor të një ndalimi pothuajse total të aborteve, teksa të famshmit vazhdojnë të jenë të zemëruar me miratimin e këtij ligji.

Këngëtarja e lindur në Barbados, shkroi një status në Twitter të enjten, duke cituar fjalët: "Hidhni një sy. Këta janë idiotët që marrin vendime për Gratë në Amerikë. Guvernatori Kay Ivey ... turp për ty”.

Statusi përfshinte një fotografi që tregon të gjithë 25 senatorët e Alabamas të cilët votuan për projektligjin. Ivey ka nënshkruar të mërkurën projektligjin, i cili do të bëjë që abortet në shtet të jenë një krim, përveç në rastet kur rrezikohet jeta e nënës.

Rihanna ishte vetëm një nga shumë të famshmit dhe personalitetet e Hollywoodit që shprehin zemërim mbi ligjin, duke përfshirë një pjesë të tyre të cilat treguan hapur për përvjën personale me abortet.

Midis tyre ishte Minka Kelly e cila tha se aborti i saj ishte "vendimi më i zgjuar" që mund të kishte bërë, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Në mediat sociale, qindra amerikanë të zakonshëm gjithashtu iu përgjigjën thirrjes për t’i dalë kundër këtij projektligji.

“#youknowme” është hashtagu që synon të tregojë se sa e zakonshme është që gratë të përfundojnë shtatëzënitë e tyre nëse diçka nuk shkon.

“1 në 4 gra kanë pasur një abort. Shumë njerëz mendojnë se nuk njohin dikë që ka, por #youknowme (ti më njeh mua)”, shkroi 39-vjeçarja Busy Philipps në një postim në Twitter.

Kujtojmë që mbështetje pro mbajtjes së abortit legal e kanë dhënë edhe dy artistet shqiptare me famë botërore: Dua Lipa dhe Bebe Rexha. /Telegrafi/