Please enter at least 3 characters.

Ribery thuhet se e ka pranuar ofertën e Fiorentinës, pritet zyrtarizimi

2019/08/ribery.jpg

Raportet e fundit nga Gjermania bëjnë të ditur që Franck Ribery po transferohet te Fiorentina si lojtar i lirë.Das Bild raporton se sulmuesi francez mori vendimin e tij dhe hodhi poshtë transferimet më fitimprurëse te Dynamo Moscow, Spartak Moska apo klubet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kontrata e 36-vjeçarit me Bayern Munichun skadoi pas 12 vjetësh në Gjermani, ku ai fitoi Ligën e Kampionëve dhe nëntë tituj të Bundesligës.

Franck Ribery (Foto: Getty Images/Guliver)

Fiorentina konfirmoi se ata kishin bërë një ofertë dhe nëse ai dëshiron të vazhdojë të luajë në nivel të lartë, atëherë ata janë duke pritur.

Sipas raportimeve të fundit, familja e Riberys gjithashtu luajti një rol vendimtar në vendim, e që do të jetë një përvojë e re në Firence dhe Serie A.

Al-Nasr ishte përgatitur t'i jepte një kontratë dy vjeçare me vlerë prej pesë milionë euro në sezon, mirëpo francezi e kishte vendosur tashmë kalimin te skuadra italiane. /Telegrafi/