Please enter at least 3 characters.

Ribery pritet të largohet në fund të sezonit nga Bayerni

2019/04/franckriebrrybayern-2-e1555333571434.jpg
273:"LIVERPOOL, ENGLAND - FEBRUARY 19: Franck Ribery of Bayern Munich warms up prior to the UEFA Champions League Round of 16 First Leg match between Liverpool and FC Bayern Muenchen at Anfield on February 19, 2019 in Liverpool, England. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Franck Ribery do të largohet nga Bayern Munichu në fund të këtij sezoni, duke i dhënë fund qëndrimin prej 12 vitesh në klubin bavarez - raporton Kicker.

36-vjeçari ka vendosur të mos largohet që tani nga futbolli dhe do e vijojë karrierën në Katar, te skuadra e Al Sadd, aty ku luan edhe ish-mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandes.

Franck Ribery (Foto: Adam Pretty/Getty Images/Guliver)

Për francezin, ky sezon i fundit te Bayern nuk ka qenë pozitiv, i ndikuar shumë edhe nga dëmtimet dhe ka arritur të shënojë vetëm pesë gola, transmeton KP.

Ende nuk janë zbuluar shifrat dhe kontrata e Ribery me Al Sadd, por dihet që lëvizje të tilla bëhen për miliona euro dhe francezi do shtojë të ardhurat në llogarinë e tij me një kontratë të majme.

Ribery kaloi te Bayern në vitin 2007 dhe prej asaj kohe ka luajtur 420 ndeshje, ku ka shënuar 122 gola dhe ka dhënë 183 asistime. Ai ka fituar tetë tituj kampioni në Gjermani dhe një Ligë të Kampionëve në sezonin 2012/2013.