Rezultatet nga dita e tretë e turneut IEM Cologne CS:GO
Edhe dita e tretë e turneut IEM Cologne pati ndeshje interesante dhe me befasi, ku disa nga ekipet veçse janë eliminuar nga turneu dhe kanë humbur garën për grupin e çmimeve afër 1 milion dollarë.
Tashmë kanë mbetur vetëm dhjetë ekipe në garë për çmimin e vendit të parë në turneun IEM Cologne.
Ekipi i Vitality është eliminuar pasi u mposht nga ekipi MOUZ me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa, ndërsa ekipi FURIA më në fund ka arritur që të fitoi një ndeshje duke e eliminuar ekipin Outsiders.
Gjithashtu ekipi Liquid ka fituar ndeshjen ndaj ekipit brazilian 00Nation, duke i mposhtur me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.
Ndërsa FaZe dhe Astralis po tregojnë formë të mirë pasi fituan ndaj kundërshtarëve të tyre dhe do të ndeshen ndaj njëra tjetrës, për një vend në gjysmëfinale.
Më poshtë i gjeni rezultatet nga dita e tretë e turneut IEM Cologne CS:GO:MOUZ 2 – 1 VitalitySpirit 0 – 2 FaZeCloud9 0 – 2 AstralisLiquid 2 – 1 00NationOutsiders 0 – 2 FURIA
NIP 2 - 1 G2
/Telegrafi/


