Please enter at least 3 characters.

Rezidencat e yjeve botërore që kërkojnë mijëra dollarë për t'u pastruar, Drake paguan 3.000 dollarë në javë

2020/09/GettyImages-1149775641-e1600613110611.jpg
250:"TORONTO, ON - JUNE 13: Toronto rapper Drake watches a screen alongside other Toronto Raptors fans as they gather to watch Game Six of the NBA Finals outside of Scotiabank Arena on June 13, 2019 in Toronto, Canada. (Photo by Cole Burston/Getty Images)
12:"Getty Images

Rezidenca e rep-artistit kanadez, Drake, ka hyrë në top listën e më të paguarave për t’i pastruar.

Krijuesi i hitit “Toosie Slide” do të paguaj rreth 3.000 dollarë në javë, për të pastruar të gjithë shtëpinë e tij, shkruan Mirror.

Ai ka lënë pas Beyonce, e cila për një vit ka paguar kompani të pastrimit me çmimin prej 98.000 dollarë.

Në vendin e tretë vjen Princ Harry dhe Meghan Markle, të cilët për rezidencën e tyre në Montecito të Kalifornisë paguajnë 58.000 dollarë.

Shumën e përgjysmuar prej 27.000 dollarë në vit shkon për këngëtarin e njohur Ed Sheeran, vlerë kjo për vendin e tij në Suffolk.

Në Miami, rezidenca e cila i përkon David dhe Victoria Beckham ka një çmim po aq sa edhe të tjerat, por këta të fundit do të duhet të ndajnë nga buxheti i tyre 34.000 dollarë në vit.

I fundit i kësaj liste është Simon Cowell, i cili për rezidencën në Los Angeles paguan rreth 31.000 dollarë në vit për kujdestarët e pastërtisë së vendit të tij.

(Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Që të gjithë yjet ndërkombëtarë ndonëse shpenzojnë miliona të blerje, por për shkak të pastërtisë atyre u duket të ndajnë edhe shuma tjera. /Telegrafi/