Please enter at least 3 characters.

Rezerva Federale nuk e ndryshon normën e interesit

2016/09/rezerva-federala-e1474524999508.jpg

Rezerva Federale Amerikane (FED) njoftoi të mërkurën ruajtjen e nivelit të normës së interesit të fondit federal midis 0.25%-0.5%. Sipas FED-it, tani janë shtuar kushtet për ringritjen e normës së interesit.

Në një deklaratë, rezerva thotë se që nga fundi i korrikut, tregu i punësimit ka vazhduar të përmirësohet, niveli i inflacionit mbetet nën 2% dhe rritja ekonomike është pak më shpejtë se në gjashtëmujorin e parë.

Ndërkohë, konsumi i qytetarëve vazhdon të jetë i fortë, por niveli i investimeve nga ndërmarrjet ende është i dobët. /Telegrafi/