''Revolucioni Laraman'' kërkoi dorëheqjen e kryetarit Ivanov (Cicërimë)
Në protestat e mbrëmshme të ''Revolucionit Laraman'' u demonstrua kundër vendimit për falje, kurse qytetarët nga Prokuroria Speciale Publike (PSP) u drejtuan kah rezidenca e kryetarit Gjorge Ivanov, duke porositur se nuk e pranojnë ''fikus-faljen'', transmeton Telegrafi Maqedoni.
Agjencia META bën të ditur se protestuesit e zbuluan, siç thanë, ''përmendoren e Gjorges'' dhe i hodhën ngjyrë, ndërkaq një demonstrues me maskë të Anonymus, dogji disa fotografi të kryetarit Ivanov.
Para protestuesve ka folur analisti, Ramadan Ramadani, i cili porositi se qytetarët nuk e pranojnë Ivanovin për kryetar, pasi që është i zgjedhur në mënyrë jolegjitime, duke kërkuar kështu dorëheqjen e tij.
Në Strumicë, policia ndaloi një incident në mes të qytetarëve që protestonin dhe një pjesëtari të policisë që bënte inçizimin e protestës.
Nga ana tjetër, edhe LQMM-ja protestoi në disa qytete, si në Strugë, Resnjë, Veles, Manastir e Tetovë, duke kërkuar përfundimin e krizës politike sa më shpejtë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme të 5 qershorit./Telegrafi/


