Please enter at least 3 characters.

Revolucion në Kupës e Botës 2026: FIFA gati të fshijë kartonët e verdhë në dy faza

Në Kupën e Botës në SHBA, Kanada dhe Meksikë, e cila do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026, kartonët e verdhë të lojtarëve do të fshihen në dy faza.

Sipas mediumit BBC Sport, për shkak të zgjerimit të Kupës së Botës 2026 në 48 ekipe dhe rritjes së numrit të ndeshjeve, FIFA planifikon të prezantojë një fazë shtesë "amnistie". Kartonët e verdhë të akumuluar do të anulohen së pari në fund të fazës së grupeve dhe përsëri pas çerekfinaleve.

Sipas rregullave aktuale, një ekip duhet të luajë pesë ndeshje për të arritur në çerekfinale, dhe çdo dy kartonë të verdhë të marrë gjatë këtyre ndeshjeve rezultojnë në një pezullim për ndeshjen pasardhëse.

Me turneun që prezanton një fazë të re – fazën e 1/16-tës – FIFA e konsideron rrezikun e pezullimit shumë të lartë. Organi drejtues ka frikë se shumë lojtarë kyç mund të humbasin gjysmëfinalet nëse nuk zbatohen ndryshimet.

Besohet se dy faza të anulimit janë më të drejta dhe kanë më pak gjasa të çojnë në pezullime për ndeshje kyçe sesa rritja e pragut të pezullimit në tre kartonë.

Tani, për të humbur një ndeshje, një lojtar do të duhet të marrë kartonë të verdhë në dy nga tre ndeshjet e fazës së grupeve, ose në dy ndeshje në fazës së 1/16-tës, fazën e 1/8-tës dhe çerekfinalet.

Ky propozim do të diskutohet në një takim të Këshillit të FIFA-s në Vankuver gjatë ditës së sotme (e martë). /Telegrafi/