Reshje edhe gjatë javës së ardhshme
Temperatura më e ulët do të luhatet nga 1-2 gradë celsius, kurse më e larta e ditës do të arrijë në 7 gradë. Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi, e lehtë dhe mesatare.
Reshjet e shiut do të vazhdojnë deri të shtunën, ndërsa temperaturat maksimale këto tri ditët e ardhshme do të luhaten nga 7-17. Era do ta ndërrojë kahun nga veriperëndimi në jugperëndim.
Reshje të shiut do të kemi edhe javën e ardhshme, por temperaturat do të jenë vazhdimisht në ngritje.
Ne tabelën vijuese janë paraqitur temperaturat minimale dhe maksimale për qytetet kryesore të Kosovës për ditën e sotme dhe parashikimi për ditën e nesërme. /Telegrafi/
Qytetet | Moti sot (16.04.2014) | Parashikimi i motit për nesër ( 17.04.2014) | ||
Temp. Min. 0C | Temp. Max. 0C | Temp. Min. 0C | Temp. Max. 0C | |
Prishtinë | 1 | 3 | 1 | 6 |
Pejë | 1 | 3 | 1 | 6 |
Prizren | 2 | 4 | 2 | 7 |
Podujevë | 1 | 3 | 1 | 6 |
Ferizaj | 1 | 3 | 1 | 6 |
Gjilan | 1 | 2 | 1 | 5 |
Gjakovë | 0 | 3 | 2 | 7 |
Mitrovicë | 1 | 3 | 1 | 6 |


