Republikanët kundër demokratëve: Koha që ta bashkojmë popullin dhe jo ta ndajmë
Jason Smith, ligjvënës republikan ka pohuar se është "jetësore" të marrësh fakte mbi atë që nuk shkoi mirë dhe të sigurohesh që nuk do të ndodhë më kurrë. Ai thotë se ishte në dhomë kur Ashli Babbitt humbi jetën, "më pak se 50 metra nga vendi ku qëndrojmë".
"Isha në këtë dhomë kur ranë ato të shtëna. Kjo është diçka e vërtetë. Kjo nuk duhet të ndodhë kurrë në Shtëpinë e Popullit", pohoi ai.
Kongresmeni i Misurit u kërkon demokratëve që të synojnë shërimin, raporton bbc.
"Në një kohë kur kombi ynë është më i përçarë më shumë se kurrë më parë, le t'i vendosim njerëzit para politikës. Presidenti Trump do të largohet për shtatë ditë. Le të përpiqemi ta shërojmë këtë komb, le të dëgjojmë popullin Amerikan", tha Smith.
Ai e quan këtë një "fajësim të pamatur" që do të shërbejë vetëm për të "sjellë urrejtjen dhe zjarrin më afër se kurrë më parë". /Telegrafi/


