Please enter at least 3 characters.

Reperi i famshëm anglez, Stormzy fyen qeverinë e Britanisë së Madhe në këngën e re

2019/04/GettyImages-993530494.jpg
211:"LONDON, ENGLAND - JULY 07: (EDITORIAL USE ONLY) Stormzy headlines the Main Stage on Day 2 of Wireless Festival 2018 at Finsbury Park on July 7, 2018 in London, England. (Photo by Tabatha Fireman/Getty Images)
12:"Getty Images

Reperi anglez, Stormzy, ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re me titull "Vossi Bop".

Në këngë, reperi shpreh hapur mllefin e tij ndaj qeverisë angleze, konkretisht asaj aktuale të udhëhequr nga kryeministrja Theresa May.

Në disa vargje të tekstit, ai i drejtohet qeverisë për premtimet e kota, duke kërkuar që të mos i bëjnë ato, kur s'mund t'iu përmbahen.

“Rregulli numër dy, mos bëj ndonjë premtim nëse nuk arrin t’i përmbahesh marrëveshjes atëherë vetëm bëhu i sinqertë", thotë Stormzy në këngën "Vossi Pop".

Më pas, ai vazhdon tekstin duke u shprehur: “Unë nuk mund të vdes, unë jam Chuck Norris, f*** qeveria dhe f*** Boris".

Boris Johnsosn së cilit i dedikohet kjo pjesë e tekstit, njihet si një prej politikanëve më të njohur në Britaninë e Madhe.

Nuk është hera e parë që reperi Stormzy shpreh revoltën e tij përmes këngëve. /Telegrafi/