Please enter at least 3 characters.

Reperi Buta lirohet nga paraburgimi, procedura vazhdon në liri

Reperi i njohur nga Ferizaj, Buta, është liruar nga burgu pas një vendimi të gjykatës për t’i ndërprerë masën e paraburgimit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar avokati i tij, Naim Ferati, i cili theksoi se klienti i tij tashmë do ta ndjekë procesin gjyqësor në liri.

“Sot me vendim të gjykatës të njëjtit i është ndërprerë masa e paraburgimit që ishte në fuqi, dhe tash vazhdon mbrojtja dhe procedura në liri deri në përfundim të procesit,” tha Ferati për Telegrafin.

Ai shtoi më tej se vendimi i gjykatës u mor pas shqyrtimit të rrethanave të çështjes, duke i dhënë mundësi reperit që të rikthehet në jetën e përditshme ndërkohë që procesi gjyqësor vazhdon.

Buta, një nga emrat më të spikatur të skenës hip-hop në Kosovë, ishte mbajtur në paraburgim për disa javë, duke tërhequr vëmendjen e madhe të publikut dhe fansave të tij.

Me këtë vendim, ai tashmë do të përballet me drejtësinë në liri, ndërkohë që ndjekësit e tij presin rikthimin e tij edhe në muzikë. /Telegrafi/