Please enter at least 3 characters.

Reperi 50 Cent sërish shkel ligjin, arrestohet

2016/01/50-cent-n-euml-filmin-e-willis_hd.jpg

Reperi amerikan 50 Cent është arrestuar në mbrëmjen e të shtunës gjatë një koncerti në ishullin e Karaibeve, St. Kitts për sharje në skenë që është shkelje e ligjit në këtë vend.

Raportohet se ai kishte sharë para 40 mijë fansave të tij gjatë interpretimit të këngës “P.I.M.P”, raporton TMZ, transmeton Koha.net.

DJ i reperit thuhet se nuk e ka pasur versionin e censuruar të kësaj kënge, e cila është lëshuar si e plotë.