Please enter at least 3 characters.

Rëndohet tragjedia në Klos, ndërron jetë edhe babai i 17-vjeçarit

2022/10/WhatsApp-Image-2022-10-12-at-14.39.25-1.jpeg

Është rënduar bilanci nga ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Klos.

Burime bëjnë me dije se ka ndërruar jetë edhe Eglantin Hasula, babai i viktimës 17-vjeçar që u vra me armë zjarri.

Hasula ka ndërruar jetë në spital, pasi nuk u ka mbijetuar plagëve të marra.

Si pasojë e ngjarjes, është plagosur dhe një tjetër.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur pas përplasjeve mes dy fiseve në Klos dhe se autor është Besnik Mjeshtri, i cili është shpallur në kërkim. /Euronews Albania/