Renditen 16 gabimet më të mëdha që ka bërë David de Gea te Manchester United
20/06/2020
David de Gea edhe një herë ka qenë në qendër të kritikave në barazimin 1-1 që mori Manchester United në udhëtim te Tottenham Hotuspuri të premten e kësaj jave.
Steven Bergwijn bëri një gjuajtje që mund të grushtohej së paku nga portieri spanjoll, mirëpo ky i fundit bëri gabim duke tentuar të kap atë.
Rezultatin për Djajtë e Kuq e barazoi Bruno Fernandes në minutën e 81-të nga penalltia e fituar nga Paulo Pogba që u ndalua nga Eric Dier në zonën e rreptësisë.
De Gea cilësohet si njëri ndër portierët më të mirë në botë, por që në këto vitet e fundit ka bërë disa gabime trashanike.
Më poshtë mund t’i shikoni 16 gabimet e bëra nga portieri spanjoll:


