Please enter at least 3 characters.

Remi në Torino, Juve shënon dy gola - por aq i realizon edhe Tottenhami

2018/02/totojuve-1-e1518557490273.jpg
304:"TURIN, ITALY - FEBRUARY 13: Christian Eriksen of Tottenham Hotspur is challenged by Alex Sandro of Juventus during the UEFA Champions League Round of 16 First Leg match between Juventus and Tottenham Hotspur at Allianz Stadium on February 13, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Juventusi ka luajtur baras (2-2) kundër Tottenham Hotspurit në Torino, përkundër se pati epërsi të dyfishtë ndaj kundërshtarit, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

Nikoqirët e nisën në mënyrë fantastike takimin duke e zhbllokuar rezultatin që në minutën e dytë. Miralem Pjanic e gjeti për mrekulli Gonzalo Higuainin në zonë nga gjuajtja e lirë dhe argjentinasi goditi me të parën për të shënuar.

(Foto: Getty Images)

Në minutën e nëntë u akordua penallti për Bianconerët pas një ndërhyrjeje të gabuar të Ben Davies, ndërsa Higuain u tregua i saktë nga pika e bardhë për ta dyfishuar rezultatin.

(Foto: Getty Images)

Mysafirët e dominuan takimin në vazhdim, ndërsa pas një rasti shumë të mirë të krijuar përmes Pjanic e Higuan, i cili u shpërdorua nga argjentinasi, Spursat e ngushtuan rezultatin me anë të Harry Kane (35').

Në fund të pjesës së parë, Zonja e Vjetër e pati mundësinë ta shtonte epërsinë, mirëpo Gonzalo Higuainin e goditi transversalen nga pika e bardhë.

(Foto: Getty Images)

Spursat vazhduan të luanin mirë edhe në fraksionin e dytë duke e mbajtur në presion skuadrën vendase dhe duke rrezikuar kohë pas kohe.

Në minutën e 72-të u barazua rezultati në Torino. Christian Eriksen e mposhti Gigi Buffonin me një goditje të ulët nga gjuajta e lirë.

(Foto: Getty Images)

Në minutat e mbetura, vendasit u përpoqën që ta fitonin lojën, mirëpo tentativat e tyre nuk u treguan efektive.

Ky rezultat është shumë i mirë për Tottenham Hotspur, pasi mund të kualifikohet edhe me barazim pa gola ose 1-1. Juventusi duhet doemos të shënojë gol si mysafir- të përpiqet ta fitojë lojën ose të barazojë më shumë se 2-2.

(Foto: Getty Images)

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas tri javësh (7 mars) në stadiumin White Hart Lane. /Telegrafi/

https://twitter.com/MHChehade/status/963500592604893184