Rekordi i Mbappes në Ligën e Kampionëve krahasuar me 12 legjendat kur ishin në moshën e tij
Kylian Mbappe i ka pushtuar ballinat e të gjitha mediave ndërkombëtare me het-trikun e shënuar mbrëmë ndaj Club Burgges.
Sulmuesi francez ishte në bankën rezervë në pjesën e parë, por në pjesën e dytë me t’u inkuadruar shënoi tre gola më të shpejtë në histori të garës më të madhe për klube në Evropë.
Me het-trikun e realizuar, francezi u bë po ashtu futbollisti më i ri në histori të Ligës së Kampionëve që arrin të shënojë 15 gola. Këtë shifër ai e arriti me 20 vjet e 306 ditë.
Ky rekord mbahej nga Lionel Messi që 15 gola i kishte shënuar me 21 vjet e 288 ditë.
Por, ta shikojmë listën e lojtarëve që kanë lënë gjurmë në futboll se sa gola i kanë shënuar në moshën e Mbappes në Ligën e Kampionëve:
Kylian Mbappe - 15 gola
Karim Benzema - dhjetë gola
Raul - tetë gola
Lionel Messi - tetë gola
Thierry Henry - shtatë gola
Wayne Rooney - tri gola
Andriy Shevchenko - një gol
Cristiano Ronaldo - asnjë gol
Ronaldo Nazario - asnjë gol
Zlatan Ibrahimovic - asnjë gol
Robert Lewandowski - asnjë gol
Ruud van Nistelrooy - asnjë gol
Filippo Inzaghi – asnjë gol. /Telegrafi/


