Please enter at least 3 characters.

Reina nuk do t'i bashkohet Milanit

2017/06/pepereina-e1497355100973.jpg
140:"Pepe Reina Napoli, Torino 29-10-2016, Juventus Stadium, Football Calcio 2016/2017 Serie A, Juventus - Napoli, Foto Filippo Alfero/Insidefoto
10:"Insidefoto

Agjenti i Pepe Reinas ka thënë se portieri i Napolit nuk do t'i bashkohet Milanit, por Liga Premier është një opsion.

Spanjolli nuk ka arritur marrëveshje me Partenopei për vazhdimin e kontratës, ndërsa raportet jo të mira me kreun e klubit, Aurelio De Laurentiis, kanë bërë që të spekulohet për largimin e tij.

Ribashkimi me Rafael Benitezn te Newcastle United është një opsion shumë u mundshëm, mirëpo është spekuluar se Rossonerët duan ta angazhojnë në rast se Gianluigi Donnarumma refuzon rinovimin e kontratës.

"Jo, nuk ka asgjë", është përgjigjur agjenti Manuel Garcia Quillon kur është pyetur nga calciomercato.it për interesimin e Milanit.

"Në Itali është vetëm Napoli. Liga Premier? Po flasim për një lojtar të rëndësishëm, të cilin e duan shumë skuadra, por prioriteti i tij është qëndrimi te Napoli", ka deklaruar agjenti. /Telegrafi/