Please enter at least 3 characters.

Regjistrohen 198 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

2021/01/ambulanca-covid-MK.png

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1996 testime për coronavirus, ndërsa 198 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej rasteve të reja në Shkup janë 120, Manastiri - 15, Prilepi - 11, Ohri - 7, Kumanova dhe Vinica - 6, Kavadari - 5, Tetova, Velesi, Shtipi dhe Kërçova - nga 4, Dibër dhe Kratovë - nga 2, Gostivar, Strumicë, Koçani, Strugë, Gjevgjeli, Sveti Nikollë, Dellçevë dhe Demir Hisar - nga 1.

Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 4 pacientë, ndërsa nga sistemi "Termini im" janë paraqitur edhe 5 pacientë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën nga 27 shkurti deri 2 marsi 2022.

Kurse ISHP ka regjistruar 276 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 301.491, prej të cilëve 290.254 janë shëruar, ndërsa 9.146 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (13 mars) është 2.091./Telegrafi/