Please enter at least 3 characters.

Regjim i posaçëm komunikacioni në Nerez

2017/11/policia-mk.jpg

Regjim i posaçëm komunikacioni do të vendoset në Nerez nesër dhe pasnesër në periudhën nga ora 8:30 deri në orën 10:30, për shkak të mbajtjes së "Fis Roler Ski Cup Shkup" të dytë ndërkombëtar.

Siç kumtojnë nga MPB-ja, Sektori për siguri në komunikacion rrugor do të ndërmarrin masa për regjim të posaçëm në komunikacion nëpër rrugët në drejtim të fshatit Nerez i Poshtëm - rruga "Kozle" deri tek parkingu te manastiri "Shën Pantelemoni" në vazhdim deri te parkingu në Vodno të Mesme, përcjell Telegrafi Maqedoni

"Për këtë qëllim MPB-ja apelon deri te qytetarët t'i respektojnë urdhrat që i japin zyrtarët policor nëpër rrugët ku do të lëvizin pjesëmarrësit", kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme./Telegrafi/