Please enter at least 3 characters.

Refuzohet përsëri kërkesa e PSP-së për ngrirjen e pronave të partisë së Gruevskit

2017/04/gjykate.jpg

Gjykata Penale e ka refuzuar përsëri kërkesën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për të ngrirë pronat e OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga PSP-ja thonë për ''Fokus'' se Gjykata e ka refuzuar kërkesën që përfshihet në lëndën hetimore më të re, ''Talir''.

Në këtë lëndë, i dyshuari i parë është lideri i partisë, Nikolla Gruevski, dhe ka të bëjë me financim të paligjshëm të partisë, shpërlarje parashë, keqpërdorime të detyrës zyrtare dhe kompetencave.

PSP-ja njofton se ende nuk kanë marrë përgjigje për ngrirjen e pronave të të dyshuarit të parë në lëndën ''300'' që ka të bëjëme 300 automjete të MPB-së./Telegrafi/