Please enter at least 3 characters.

Reformatorët e OBRM-PDUKM-së kërkojnë dorëheqjen e Gruevskit

2017/09/reforma-obrm.jpg

Shtabi republikan për reforma në OBRM-PDUKM sonte dërgoiporosi deri te lideri i partisë Nikolla Gruevski të japë dorëheqje dhe të mundësojë proces demokratik në parti dhe mbajtje të kongresit partiak në të cilin anëtarët lirisht do ta zgjedhin liderin e tyre të ri.

Aleksandar Mihajllovski nga krahu reformues i OBRM-PDUKM-së dërgoi edhe porosi deri te LSDM-ja që të përmbahet dhe vërtet ta praktikojë demokracinë pa revanshizëm ndaj anëtarëve të OBRM-PDUKM-së.

Mihajllovski theksoi se partia ka pësuar dështim të dukshëm në këto zgjedhje të gjashta me radhë lokale në Republikën e Maqedonisë./Telegrafi/