Please enter at least 3 characters.

Rebelohen të burgosurit në Rusi - raportohet për viktima në burgun e rajonit në Volgograd

2024/08/prison-volgograd.jpg

Një grup të burgosurish kanë kapur pengje në një burg në rajonin e Volgogradit të Rusisë, kanë thënë media shtetërore.

Të paktën një anëtar i stafit të burgut është vrarë, por raportohet se numri i viktimave mund të rritet, raporton skynews.

Ata që mbahen peng janë punonjës të burgjeve dhe po merren masa për lirimin e tyre, tha shërbimi i burgjeve. Ai shtoi se ka "viktima".

Të paktën tre të burgosur janë të përfshirë në sulm, sipas agjencisë së lajmeve TASS.

Burgu, i cili ndodhet në qytetin e Surovikino, është përcaktuar si një çeli penale e "regjimit të ashpër".

Ka kapacitetin për të mbajtur deri në 1241 të burgosur meshkuj.

Ndryshe, në një prej qelive ruse ka vdekur edhe opozitari, Alexei Navalny. /Telegrafi/