Please enter at least 3 characters.

Reali vë kontakte me përfaqësuesit e Sadio Mane

2020/01/SadioMane-2-e1577845863509.jpg
274:"LEICESTER, ENGLAND - DECEMBER 26: Sadio Mane of Liverpool stretches to control the ball during the Premier League match between Leicester City and Liverpool FC at The King Power Stadium on December 26, 2019 in Leicester, United Kingdom. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi është duke u përgatitur për një transferim të madh në afatin kalimtar të verës së ardhshme.

Sipas Le10Sport, Los Blancos tashmë kanë vënë kontakte me përfaqësuesit e sulmuesit të Liverpoolit, Sadio Mane.

Me largimet potenciale të Gareth Bale e James Rodriguez në muajt në vijim, Mbretërit duan të nënshkruajnë me një emër të madh për fazën e sulmit.

Sadio Mane (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Ka kohë që Reali është duke bërë përpjekje për transferimin e 27-vjeçarit, i cili është njëri prej lojtarëve kryesorë në sukseset e Liverpoolit në vitet e fundit.

Ndërkohë, thuhet se trajneri i klubit spanjoll, Zinedine Zidane, tashmë ka biseduar drejtpërdrejtë me senegalezin, të cilit i ka treguar se e dëshiron në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/