Please enter at least 3 characters.

Reali po përgatitë komunikatën, zyrtarizimi i Mbappes çështje orësh

2024/06/page-13.jpg

Kylian Mbappe mund të quhet lojtari më i ri i Real Madridit, edhe pse duhet pritur edhe pakë orë deri te zyrtarizimi.

Sulmuesi francez do t'i bashkohet madrilenëve si transferim i lirë pas largimit nga Paris Saint Germain në përfundim të kontratës.

Fabrizio Romano ka njoftuar se zyrtarizimi i Mbappes te Reali pritet të ndodhë gjatë ditës së sotme.

Madje sipas gazetarit italian te Real Madridi është duke u përgatitur komunikata zyrtare.

"Real Madridi po përgatitë komunikatën zyrtare për ta zyrtarizuar Kylian Mbappen", ka shkruar Romano. /Telegrafi/