Please enter at least 3 characters.

Reali nuk do ta lejoj largimin e Modricit as pas pensionimit të kroatit

2022/04/1363505064-scaled.jpeg
243:"MADRID, SPAIN - JANUARY 08: Luka Modric of Real Madrid looks on during the La Liga Santander match between Real Madrid CF and Valencia CF at Estadio Santiago Bernabeu on January 08, 2022 in Madrid, Spain. (Photo by Angel Martinez/Getty Images)
12:"Getty Images

Luka Modric nuk do të largohet nga Real Madridi as pas fundit të kontratës së tij.

Mesfushori kroat është pjesë e gjigantit spanjoll që nga vera e vitit 2012 dhe ka kontratë me Los Blancos deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Por te Real Madridi ende nuk e dinë nëse kroati do të vazhdojë të luaj edhe pas 30 qershorit të vitit 2023 apo di t'i jap fund karrierës së tij.

Drejtuesit e klubit madrilen i kanë bërë të qartë Modricit se e duan në klub pas pensionimit të tij.

Ende nuk dihet roli që do ta marrë kroati te Los Blancos, por një gjë e tillë do të vendoset në fund të karrierës së tij.

Gjithsesi tani i mbetet 36-vjeçarit të vendos nëse do të pensionohet për të marrë një rol drejtuesi në klub, por kontrata e tij mund të vazhdohet edhe për një vit tjetër nëse ai është në formë të mirë. /Telegrafi/