Please enter at least 3 characters.

Reali ia cakton çmimin Jamesit

2016/04/JamesRodriguezRealMadridCFvRomaUEFApHVUrTNZlGtx.jpg

Real Madridi raportohet se i ka caktuar çmimin James Rodriguezit.

Mesfushori ofensiv u transferua në Santiago Bernabeu pas paraqitjes në Kupën e Botës më 2014, por pritet të largohet nga klubi spanjoll gjatë verës pas mospërshtatjes me klubin.

Manchester Unitedi dhe Chelsea janë të lidhura me transferimin e 24-vjeçarit dhe tani, sipas “Mirror”, Reali i ka vënë çmimin prej 60 milionë funteve.

Juventusi po ashtu raportohet se është në ndjekje të kolumbianit.