Please enter at least 3 characters.

Reali ende nuk ka bërë lëvizje, City po e blindon Rodrin

Real Madrid vazhdon të monitorojë situatën e Rodri, por deri tani nuk ka bërë asnjë lëvizje zyrtare për mesfushorin e Manchester City.

Prej muajsh është përfolur për një interesim të mundshëm të klubit madrilen për fituesin e Euro 2024, megjithatë raportimet tregojnë se nuk ka pasur kontakte konkrete mes dy klubeve.

Kjo situatë i ka dhënë Cityt mundësinë të veprojë shpejt për të siguruar të ardhmen e një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës së Pep Guardiola.

Sipas specialistit të merkatos Matteo Moretto, drejtuesit e klubit anglez po punojnë prej javësh për rinovimin e kontratës së Rodrit dhe dëshirojnë ta mbyllin marrëveshjen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Mesfushori spanjoll ka tashmë një ofertë në tavolinë dhe vendimi i tij pritet në ditët e ardhshme. City synon të shmangë çdo spekulim gjatë merkatos së verës dhe ta mbajë liderin e mesfushës për të paktën edhe një sezon tjetër në “Etihad”.

Rodri ka zhvilluar 31 ndeshje dhe ka shënuar dy gola këtë sezon me kampionët e Ligës Premier, duke mbetur një nga lojtarët më të rëndësishëm në skemat e Guardiolës.

Ndërkohë, Real Madridi vazhdon ta ndjekë situatën nga afër, por pa ndërmarrë hapa konkretë. Nëse rinovimi i kontratës me Cityn finalizohet, klubi spanjoll pritet të orientohet drejt alternativave të tjera për repartin e mesfushës./Telegrafi/