Please enter at least 3 characters.

Reali dëgjon të gjitha ofertat për Iscon

2017/12/Isco-895618.jpg

Real Madridi dëshiron që të dëgjojë ofertat për Iscon.

El Mundo Deportivo shkruan se klubi mbretëror është pajtuar që të dëgjojë ofertat për mesfushorin për herë të parë.

Isco, i cili është i lidhur me kontratë deri në vitin 2022, ka një klauzolë prej 700 milionë eurosh, por bordi i Realit tash është gati ta shesë lojtarin.

Vendimi është marrë pas humbjes nga Eibari, ku Isco refuzoi që t'ia zgjaste dorën trajnerit të tij, Santiago Solari.

Isco . (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Në përgjigje të tij, Solari e ka lënë jashtë ndeshjes Iscon për sfidën ndaj Romës.

Tash, edhe bordi thuhet se e ka vënë në shitje dhe nuk do të marrë parasysh fare klauzolën e vënë në kontratën e tij.

Isco kërkohet nga shumë klube, përfshirë Juventusin. /Telegrafi/