Please enter at least 3 characters.

Real Madridi synon ta përforcojë portën me talentin turk të Trabzonsporit

64:"Trabzonspor, Sivasspor maçının hazırlıklarını sürdürdü
20:"Trabzonspor Kulübü

Real Madridi po monitoron nga afër portierin turk të Trabzonsporit, Onuralp Cevikkan, para një transferimi të mundshëm sipas mediave spanjolle. Reprezentuesi i grupmoshave të Turqisë është njëri ndër portierët e rinj më të dalluar në elitën e futbollit turk.Gazeta spanjolle AS ka raportuar se skautët e Real Madridit ishin të pranishëm për ta përcjellë atë në sfidën mes grupmoshave U18 të Turqisë dhe Spanjës.Cevikkan ka qenë pjesë e Trabzonspor që nga viti 2023, pasi iu bashkua atyre nga Altinordu për shumën e 700 mijë eurove.

19-vjeçari ka marrë një herë ftesën në ekipin e parë të Trabzonsporit, por nuk ka bërë ende debutimin e tij ani pse është shumë i vlerësuar brenda klubit.Real Madridi po synon që të shtojë më shumë lojtarë të rinj dhe kualitativ në radhët e tyre, dhe tashmë Cevikkan po konsiderohet si njëri prej tyre.Skuadra e Carlo Ancelottit mund të duhet të paguajë deri në 10 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij këtë muaj.Në rast se Cevikkan transferohet tek Real Madridi, atëherë ai do të ribashkohej me bashkëvendasin e tij Arda Guler./Telegrafi/