Please enter at least 3 characters.

Real Madridi pritet ta shesë Balen në verë

2019/03/Balee-11.jpg
296:"MADRID, SPAIN - FEBRUARY 17: Gareth Bale of Real Madrid reacts after Portu of Girona (not pictured) scores his team's second goal during the La Liga match between Real Madrid CF and Girona FC at Estadio Santiago Bernabeu on February 17, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Gareth Bale mendohet se do të shitet në afatin kalimtar të verës nga Real Madridi.

Mediat spanjolle e kanë kritikuar uellsianin për paraqitjen e tij kundër Levantes javën e kaluar dhe refuzimin për të festuar golin e tij nga penalltia me shokët e skuadrës.

Edhe bashkëlojtari i tij Thibaut Courtois kritikoi Balen për mos ndjekjen e darkave të ekipit ndërsa ish-trajneri i Realit dhe Uellsit, John Toshack, shtoi se lojtari kishte nevojë për të mësuar gjuhën spanjolle për të 'treguar respekt' për tifozët.

Karakteri i tij i mbyllur nuk ka ndikuar mirë te dashuria e tij tek mediat dhe tifozët spanjollë, që thuhet se janë pas vendimit për të përshpejtuar një largim.

Gareth Bale (Getty Images)

Sipas mediumit Diario AS, Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka marrë tashmë vendimin e tij për të shitur Bale këtë verë.

Me shitjen e Bale, drejtuesit e klubit nga Bernabeu synojnë të financojnë objektiva e tyre të transferimeve.

Ndër lojtarët më të pëlqyer dhe që po lidhen me Realin janë Eden Hazard, Kylian Mbappe dhe Mauro Icardi.

Bale u bashkua me Real Madridin nga Tottenhami në verën e vitit 2013 dhe ka fituar katër tituj të Ligës së Kampionëve me klubin. /Telegrafi/