Real Madridi po përgatit tri transferime nga Tottenhami
Real Madridi po e monitoron nga afër Ligën Premier, ku Tottenham Hotspur është në prag të rënies nga kategoria. Aktualisht, Spurs ndodhen në vendin e 16-të me 29 pikë, vetëm katër pikë mbi Ëest Hamin, klubin që ndodhet në zonën e rënies nga kategoria.
Kjo krizë institucionale në Londrën Veriore ka ngjallur interes nga Real Madridi, i cili sheh një mundësi të pakrahasueshme në treg për të përfituar nga kaosi.
Sipas mediave spanjolle, nëse konfirmohet rënia nga Liga Premier, emra si Cristian Romero, Micky Van de Ven dhe Pedro Porro do të jenë të disponueshëm me një çmim dukshëm më të ulët.
Bordi i Real Madridit e kupton se rënia nga kategoria do të detyronte likuidimin e aseteve te Tottenham, duke lehtësuar mbërritjen e përforcimeve të nivelit të lartë për mbrojtjen.
Real Madridi përballet me një verë transformimesh të thella në linjën mbrojtëse për shkak të skadimit të kontratave të yjeve si David Alaba dhe Antonio Rudiger. Florentino Perez është i qartë se skuadra ka nevojë për gjak të freskët dhe e sheh Romeron si udhëheqësin ideal për të komanduar vijën mbrojtëse të Real Madridit për pesë vitet e ardhshme.
Qendërmbrojtësi argjentinas zotëron atë agresivitet dhe hierarki që gjithmonë i ka përcaktuar mbrojtësit e mëdhenj në historinë e Real Madridit, duke e bërë atë një përparësi absolute për bordin.
Në të njëjtën kohë, Van de Ven shfaqet si plotësuesi perfekt, falë shpejtësisë së tij maksimale dhe shpërndarjes së shkëlqyer të topit nga krahu i majtë. Mbrojtësi holandez i ka impresionuar vëzhguesit e klubit me aftësinë e tij për të mbuluar hapësirën në lojë të hapur, një cilësi jetësore për sistemin taktik të Real Madridit.
Kolapsi i mundshëm i Tottenhamit do t’i lejonte Real Madridit të kryente një operacion të dyfishtë për të përforcuar qendrën e mbrojtjes me dy nga lojtarët më të mirë në ligën angleze.
Ristrukturimi nuk ndalet në zemër të mbrojtjes, pasi pozicioni i mbrojtësit të djathtë do të pësojë gjithashtu ndryshime drastike duke pasur parasysh largimin e mundshëm të Dani Carvajal në qershor.
Real Madrid e ka identifikuar Pedro Porron si kandidatin ideal për të mbushur këtë rol, duke vlerësuar potencialin e tij të madh sulmues dhe përvojën e provuar në situata me presion të lartë.
Reprezentuesi spanjoll do të mbërrinte për të luajtur në një garë të nivelit shumë të lartë me Trent Alexander-Arnold, i cili ende nuk ka bindur me paraqitje.
Pavarësisht tranzicionit aktual nën drejtimin e trajnerit të përkohshëm Álvaro Arbeloa, klubi vazhdon politikën e tij të nënshkrimit të talenteve të reja për të siguruar të ardhmen.
Real Madrid synon të forcojë skuadrën me lojtarë që mund të garantojnë konkurrencë të menjëhershme në luftën për të gjitha titujt kombëtarë dhe ndërkombëtarë sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/


