Please enter at least 3 characters.

Real Madridi ishte arsyeja që Jovetic iu bashkua Sevillës

2017/02/3C29245E00000578-4122786-image-m-87_1484517915448.jpg
15:"© Getty Images

Sulmuesi malazez, Stevan Jovetic ka shkëlqyer që pas transferimit te Sevilla.

Edhe pse nuk u vlerësua në Inter, Jovetic arriti që të debutoi me gol me Sevillën ndaj Real Madridit.

Ka qenë ish-anëtari i Fiorentinës dhe Manchester Cityt që ka zbuluar edhe arsyejen pse zgjodhi Sevillën.

“Kur agjenti im më tregoi se Sevilla po më kërkon, kam shikuar ndeshjet e radhës së tyre dhe kur kam parë se do luajnë tri radhazi me Real Madridin atëherë i kam thënë ta përshpejtoi punën”, deklaroi Jovetic.

“Sevilla është një klub i madh që ka një trajner të jashtëzakonshëm në radhët e veta”.

“Dua të qëndroi këtu dhe nuk dua të largohem për asnjë skuadër”, përfundoi Jovetic. /Telegrafi/