Please enter at least 3 characters.

Real Madridi fiton me përmbysje ndaj Real Sociedadit

2019/11/Real-vs-Sociedad.jpg
304:"MADRID, SPAIN - NOVEMBER 23: Federico Valverde of Real Madrid celebrates with teammates after scoring his team's second goal during the La Liga match between Real Madrid CF and Real Sociedad at Estadio Santiago Bernabeu on November 23, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi ka fituar me rikthim 3-1 ndaj Real Sociedadit në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në La Liga.

Mbretërit nuk kanë gabuar në shtëpi dhe kanë vazhduar me fitore duke mposhtur ekipin bask.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mira të vendasve, por të dy skuadrat arritën të shënojnë nga një gol.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët të cilët arritën të befasojnë pas vetëm dy minutave duke shënuar me William Jose për 1-0, ndërsa Karim Benzema (37') barazoi 1-1.

Në pjesën e dytë, ekipi i Zinedine Zidanes ishin të papërmbajtshëm duke dominuar dhe duke shënuar edhe dy gola tjerë për të siguruar fitoren.

Fillimisht ishte Federico Valverde (47'), i cili shënoi për 2-1 nga distanca, ndërsa Luka Modric (74') vulosi rezultatin përfundimtar 3-1.

Pas kësaj fitore, Reali ka 28 pikë në vendin e dytë po aq sa Barcelona e para, ndërsa Sociedadi renditet i pesti me 23 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Los Blancos udhëtojnë te Alavesi, ndërsa baskët e presin Eibarin. /Telegrafi/

https://twitter.com/claudiofdez27/status/1198343686553243648

https://twitter.com/D9INE_XF/status/1198353541070344192