Please enter at least 3 characters.

Real Madridi është gati të pres transferimin e Pogbas deri në shtator

2019/07/GettyImages-1163251378.jpg
322:"SINGAPORE - JULY 20: Paul Pogba of Manchester United controls the ball under pressure of FC Internazionale defense during the 2019 International Champions Cup match between Manchester United and FC Internazionale at the Singapore National Stadium on July 20, 2019 in Singapore. (Photo by Thananuwat Srirasant/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madrid është gati të pres deri në shtator për të nënshkruar me mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba.

Sipas gazetës spanjolle AS, Reali ka vënë presion mbi Unitedit për të shitur mesfushorin e tyre.

Por, përgjigja e klubit nga Old Trafford ka qenë e thjeshtë: duhet të paguhet çmimi prej  180 milionë funtesh apo 200 milionë euro për fituesin e Kupës së Botës me Francën.

Paul Pogba . (Photo by Lionel Ng/Getty Images)

Reali fillimisht mendohej se ishte i etur për të përfunduar transferimin përpara 8 gushtit - ditës së fundit të afatit kalimtar në Angli.

Kjo do t'i jepte kohë Unitedit të nënshkruante me një zëvendësim, por tani ka ndryshuar situata te klubi mbretëror.

Paul Pogba . (Photo by Thananuwat Srirasant/Getty Images)

Real nuk ndjen më nevojën për të nxituar dhe janë të gatshëm të presin deri në fund të afatit kalimtar në La Liga, më datë 2 shtator.

Mbretërit janë të gatshëm të paguajnë 130 milionë funte apo 145 milionë euro për Pogba, dukshëm nën vlerësimin e Unitedit. /Telegrafi/