Please enter at least 3 characters.

Real Madrid - Girona, formacionet zyrtare

2018/03/real-girona.jpg

Real Madrid dhe Girona kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në kampionatin spanjoll.

Mbretërit janë nikoqir të skuadrës katalunase në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të La Ligas.

Skuadra e Zinedine Zidanes vjen nga dy fitore radhazi dhe dëshiron ta vazhdoj këtë seri për ta rikthyer vendin e tretë në renditen tabelore.

Në anë tjetër, Girona është në formë të lartë dhe ka tri fitore radhazi, kështu që udhëton për rezultat pozitiv pasi në takimin e parë ka fituar ndaj Mbretërve.

Zidane ka vendosur të bëjë disa ndryshime, ndërsa trajneri i mysafirëve ka vendosur të startojë me formacionin më të mirë të mundshëm.

Real Madrid: Navas; Carvajal, Varane, Nacho, Marcelo; Kroos, Kovacic, Vazquez, Asensio; Ronaldo, Benzema.  

Girona: Bounou, Juanpe, Bernardo, Ramalho, Pere Pons, Mojica, Pablo Maffeo, Granell, Borja G, Portu, Stuani./Telegrafi/