Please enter at least 3 characters.

Real Madrid - Barcelona: Ronaldo, Luis Figo dhe Michael Laudrup, 10 yjet e mëdha që veshën fanellën e të dy klubeve (Foto)

2017/12/477AB02E00000578-0-image-a-126_1513785608644.jpg

Tifozët e futbollit do të jenë dëshmitar të një spektakli të shtunën nga ora 13:00, ku Real Madridi do të përballet me Barcelonën në ndeshjen që njihet si ‘El Clasico’.

Rivalitet i madh në mes të këtyre dy klubeve bën që kjo ndeshje të pritet me interesim të madh.

Ka edhe futbollistë që kanë veshur fanellën e të dyja klubeve, duke e thyer rivalitetin e madh dhe duke u bërë të urryerit e tifozëve.

Sportsmail ka mbledhur 10 yjet më të mëdha që kanë veshur fanellën e të dyja klubeve, transmeton Telegrafi.

Luis Figo

Më i famshmi dhe më kontroversi ishte transferimi i Figos nga Barcelona te Real Madridi në vitin 2000 për 37.4 milionë funte.

Paraqitje me Barcelonës: 249Paraqitje me Real Madridin: 239

Bernd Schuster

Një tjetër lojtar që kaloi direkt nga Barcelona te Real Madridi.

Paraqitje me Barcelonës: 238Paraqitje me Real Madridin: 86

 Ronaldo

Ronaldo emrin e bëri te Barcelona kur u bashkua nga PSV. Pas pesë vitesh qëndrim te Interi ai u bashkua me Real Madridin.

Paraqitje për Barcelonën: 49Paraqitje për Real Madridin: 177

Julen Lopetegui

Trajneri i Spanës e ka pasur fatin ta vesh fanellën e të dy skuadrave.

Paraqitje me Barcelonën: 5Paraqitje me Real Madridin: 1

Robert Prosinecki

Kroati i famshëm ka veshur fanellën e të dy skuadrave. Fillimisht ai luajti për Real Madridin, pastaj nënshkroi për Oviedo, për të kaluar në fund te Barcelona.

Paraqitje me Barcelonën: 23Paraqitje me Real Madridin: 73

Javier Saviola

Sulmuesi argjentinas Saviola, erdhi te Barcelona,por pas shumë vitesh nënshkroi edhe me Real Madridin.

Paraqitje me Barcelonën: 168Paraqitje me Real Madrid: 29

Gheorghe Hagi

Lojtari më i madh rumun i të gjitha kohërave ka luajtur me fanellën e dy skuadrave më të mëdha në botë.

Paraqitje me Barcelonën: 51Paraqitje me Real Madridin: 84

Samuel Eto'o

Sulmuesi kamerunas karrierën në Evropë e ka nisur me Real Madridin para se të kalonte te Mallorca.

Pas disa sezonet ai erdhi te Barca ku shënoi 130 gola dhe fitoi tetë trofe.

Paraqitje me Barcelonën: 199Paraqitje me Real Madrid: 6

Luis Enrique

Trajneri i njohur është nga ata që ka lënë Real Madridin për Barcelonën.

Paraqitje me Barcelonën: 300Paraqitje me Real Madridin: 213

Michael Laudrup

Danezi fantastik ka luajtur me të dy skuadrat dhe kishte kaluar direkt nga Barca te Reali.

Paraqitje për Barcelonën: 216Paraqitje për Real Madridin: 76