Please enter at least 3 characters.

Reagon BDI për shkarkimin e Arben Ziberit: Filipçe të mos tentojë të mohojë të drejtën e shprehjes

2016/01/bashkimi-demokratik-p-euml-r-integrim-p-euml-rsh-euml-ndet-pakon-p-euml-r-zgjerim-t-euml-komisionit-evropian-p-euml-r-vitin-2015_hd.jpg

Nëpërmjet një njoftimi të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) vlerësohet si elektorale retorike që e përdori ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në foltore të Qeverisë.

"Dr. Arben Ziberi është kandidat për deputet në zonën e parë zgjedhore dhe si gjithë të tjerët ka drejt të shpreh qëndrime politike në fushate zgjedhore duke ruajtur institucionin që e udhëheq nga çdo përfshirje politike", shprehen nga BDI, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se Ziberi ka qenë shtylla e Qeverisë dhe MSH-së në luftën kundër pandemisë dhe se, si parti politike, ndjehen krenar me punën e tij.

"Andaj, kërkojmë nga ministri Filipçe mos të tenton të mohon të drejtën e shprehjes politike në fushatë zgjedhore për arsye të kalkulimeve të veta partiake", thuhet në njoftimi e BDI-së./Telegrafi/