Please enter at least 3 characters.

Reagojnë liderët botëror: Skena të turpshme në Kongresin Amerikan

2021/01/42f23e80-f6f2-47d6-8285-355ceb9bea3c.jpg
418:"WASHINGTON, DC - JANUARY 06: Protesters supporting U.S. President Donald Trump break into the U.S. Capitol on January 06, 2021 in Washington, DC. Congress held a joint session today to ratify President-elect Joe Biden's 306-232 Electoral College win over President Donald Trump. Pro-Trump protesters entered the U.S. Capitol building during demonstrations in the nation's capital. (Photo by Win McNamee/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbështetësit e presidentit amerikan, Donald Trump kanë hyrë dhe kanë shkaktuar trazira në Capitol Hill.

Një grua është plagosur në qafë pas të shtënave me armë gjersa shumë policë dhe protestues janë lënduar.

Tashmë Trump dhe presidenti i zgjedhur, Joe Biden kanë bërë thirrje për qetësi dhe largimin e protestuesve në Kongresin Amerikan, transmeton Telegrafi.

Një numër udhëheqësish nga e gjithë bota kanë reaguar këtë pasdite për të dënuar turmën e dhunshme që sulmoi Kongresin amerikan në Uashington.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, "Skena tronditëse në Washington, D.C. Rezultati i këtyre zgjedhjeve demokratike duhet të respektohet".

Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli, "Skena thellësisht shqetësuese nga Capitol i SHBA-së. Votat demokratike duhet të respektohen. Ne jemi të sigurt se SHBA-ja do të sigurojë që rregullat e demokracisë të mbrohen".

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, "Unë po ndjek me shqetësim lajmet që vijnë nga Capitol Hill në Uashington. Unë besoj në forcën e demokracisë së Amerikës".

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, "Skena të turpshme në Kongresin e SHBA-së".

Ndryshe, ky i fundit është dashur që gjatë ditës së sotme të legjitimonte fitoren e demokratit, Biden. /Telegrafi/