")
Please enter at least 3 characters.

Reagimi zyrtar nga Chelsea pasi Hazard nuk u përfshi në formacionin e vitit në Angli

2019/04/GettyImages-1132655854.jpg
284:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 27: Eden Hazard of Chelsea celebrates as Pedro of Chelsea scores their first goal during the Premier League match between Chelsea FC and Tottenham Hotspur at Stamford Bridge on February 27, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Clive Mason/Getty Images)
12:"Getty Images

Liga Premier ka shpallur formacionin e vitit që dominohet nga futbollistët e Manchester Cityt dhe Liverpoolit.

Në fakt vetëm Paul Pogba është nga një skuadër tjetër përveç Man Cityt dhe Liverpoolit.

Befasia më e madhe ishte mungesa e belgut Eden Hazard që ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm.

E për mungesën e belgut në formacionin e vitit në Angli ka reaguar edhe klubi i tij Chelsea.

Eden Hazard. (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

“Lojtari ynë me numrin 10 po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm, ndaj dhe mungesa e tij në ‘Formacionin e vitit’ ishte e papritur për ne”.

Sipas reagimit të londinezëve Hazard është duke kaluar formën më të mirë në karrierën e tij.

“Është kampionati i tij më i mirë në nivel personal dhe me treguesit që ka është më mirë se çdo lojtar tjetër".

"Me një gol tjetër në tri ndeshjet e mbetura do të kalojë 16 golat e sezonit 2016/17, ndërsa 13 asistimet janë më shumë se ato që ka dhënë në sezonet e mëparshme”,thuhet në reagimin e klubit londinez. /Telegrafi/