Reagimi i Lionel Messit kur tifozët e Paris Saint-Germain vërshëllyen emrin e tij tregon shumë
Reagimi i Lionel Messit kur një pjesë e tifozëve brenda Parc des Princes vërshëllenin emrin e tij në mbrëmjen e së dielës flet shumë.
Sulmuesi 35-vjeçar, i cili ka qenë i lidhur fort me një rikthim në ish-klubin e Barcelonës në javët e fundit, u godit nga vërshëllima pakënaqësie përpara ndeshjes së tyre në Ligue 1 kundër Lyonit.
Kur emri i tij u bë i ditur në formacion, disa tifozë brenda stadiumit me kapacitet 80,000 ulësesh bënë të njohura ndjenjat e tyre jo dhe aq të mirëseardhjes, megjithëse argjentinasi nuk dukej shumë i shqetësuar nga reagimi negativ.
Ndërkohë, bashkëlojtari i PSG-së, Kylian Mbappe, mori brohoritje të forta kur emri i tij u lexua nga spikeri.
Paris Saint-Germain humbi ndeshjen e Ligue 1 pas një goli në minutën e 56-të nga sulmuesi Bradley Barcola.
Por, reagimi negativ ndaj paraqitjes së Messit në Parc des Princes ndezi një debat të madh mes tifozëve dhe ekspertëve.
https://twitter.com/Kharlerh/status/1642602084812873728?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1642602084812873728%7Ctwgr%5E58d311982785f65958cbdfdcee9c11d758dde83f%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Ffootball%2Flionel-messi-reaction-psg-fans-lyon-ligue-1-977545-20230403
Duke folur për Amazon Prime Video pas ndeshjes, ish-shoku i skuadrës te Barcelona, Thierry Henry tha se ishte "e turpshme" të dëgjoje fishkëllima nga stadiumi.
Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier, gjithashtu dënoi fishkëllimat. /Telegrafi/


