Please enter at least 3 characters.

RB Leipzig po e 'tronditë' Unitedin - përfundon pjesa e parë

2020/12/EovghorXUAgEZLi.jpg

Rasenball Sport Leipzig është duke fituar 2-0 në shtëpi ndaj Manchester United në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Pas vetëm dy minutash lojë, skuadra gjermane kaloi në epërsi me anë të Angelinos që u asistua nga Sabitzer.

RB Leipzig nuk u ndal me kaq dhe arriti që brenda pak minutash të dyfishoi epërsinë e tyre.

Amadou Haidara në minutën e 13-të pranoi një asistim nga Angelino, për të shënuar për 2-0.

Gjermanët e shënuan edhe golin e tretë me anë të Willi Orban (30'), mirëpo ajo u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Kështu si qëndrojnë gjërat në Grupin H, RB Leipzig është lider me 12 pikë, PSG me nëntë edhe pse ndeshja e tyre me Basaksehirin është ndërprerë, aq sa ka edhe United në të tretin dhe skuadra turke me tri. /Telegrafi/