Please enter at least 3 characters.

Rasti në QKUK, tentoi të hidhej nga kati i 6-të i klinikës - deklarohen zjarrfikësit

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Sot në orën 07:40 zjarrfikësit janë njoftuar për një rast se një person në Klinikën e Internos ka tentuar të hidhet nga kati i 6-të.

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur komandanti i batalionit të zjarrfikësve, Muhamet Reqani.

Sipas tij, ata i kanë asistuar policisë duke e bërë të mundur qasjen nga dritarja dhe nga dera.

“Sot në ora 07:40 BPZ është lajmëruar për një rast se një person në Klinikën e Internos është duke tentuar që të hidhet nga kati 6. Ne si BPZ ju kemi asistuar Policisë së Kosovës me pajisje dhe resurset tona duke e bërë të mundur qasjen nga dritarja dhe dera”, ka thënë Reqani. /Telegrafi/