Please enter at least 3 characters.

Rasti i penalltisë ndaj Yamal - eksperti i gjykimit jep verdiktin

Penalltia e fituar nga Spanja në gjysmëfinalen e Kupës së Botës ndaj Francës ka shkaktuar diskutime, por sipas analistit të gjyqtarëve, Alfonso Pérez Burrull, vendimi i gjyqtarit ishte i drejtë.

Rasti ndodhi në pjesën e parë, kur mbrojtësi francez Lucas Digne tentoi të largonte topin brenda zonës, por në përpjekje për ta bërë këtë goditi këmbën e Lamine Yamalit, i cili shfrytëzoi kontaktin për të fituar penallti.

Sipas ish-gjyqtarit spanjoll, ndërhyrja ishte e qartë dhe nuk kishte shumë hapësirë për diskutim.

"Është një penallti shumë e qartë. Lojtari francez e godet Lamine Yamalin në këmbë pa e parë atë. Ishte një gabim nga Digne", deklaroi Burrull.


Ai shtoi se kontakti i mbrojtësit francez me sulmuesin spanjoll ishte i mjaftueshëm për të akorduar goditjen nga pika e bardhë.

Ky vendim rezultoi vendimtar në sfidën mes Spanjës dhe Francës, pasi i dha mundësinë "La Roja"-s të kalojë në avantazh në pjesën e parë të një prej ndeshjeve më të rëndësishme të Kupës së Botës. /Telegrafi/