Please enter at least 3 characters.

Rashica i vetofrohet Kosovës

2016/01/rashica-i-vetofrohet-kosov-euml-s_hd.jpg

Trajneri i vushtrriasve, Bekim Shotani, ka konfirmuar se Rashica i ka dërguar një letër në ‘Facebook’.

“Valdrini më ka dërguar një mesazh në ‘Facebook’, ku ka shprehur interesimin e tij që në rast nëse nuk arrin të nënshkruajë me klubin Finlandës, të luajë për Kosovën e Vushtrrisë. Ai më ka thënë që ka biseduar edhe me Munishin dhe ai i ka premtuar kontratë. Unë i kam thënë nëse vjen së pari duhet të flasë me kryetarin e klubit, Bekim Patinën dhe për mua ai ka dyert e hapura”, tha Shotani për ‘Sport Plus’.

Më herët, Ismet Munishi, i cili tashmë udhëheq Hajvalinë, pati thënë se ka marrëveshje me lojtarin. /Telegrafi/