Please enter at least 3 characters.

Raportuan se u diagnostikua me coronavirus, Till Linderman rezulton negativ

2020/03/GettyImages-110812251-e1585344264225.jpg
207:"BERLIN, GERMANY - MARCH 24: The German band Rammstein pose with their awards during for the Echo award 2011 at Palais am Funkturm on March 24, 2011 in Berlin, Germany. (Photo by Andreas Rentz/Getty Images)
12:"Getty Images

Vokalisti i njohur i grupit "Rammstein", Till Linderman, ka rezultuar negativ në testin për coronavirus.

Gazeta gjermane Bild disa orë më parë kishte raportuar se këngëtari ishte në kujdesin intensiv në një spital të Berlinit, pasi u diagnostikua me COVID-19, shkruan Blabbermouth.

Till Lindermann (Foto: Hannelore Foerster/Getty Images/Guliver)

Disa orë pasi u publikua raporti nga Bild, "Rammstein" postoi një mesazh në mediat sociale të grupit, duke sqaruar gjendjen e Lindemann dhe duke mohuar që ai ishte i infektuar me coronavirus.

"Dje në mbrëmje Till Lindemann u pranua në një spital me këshillën e mjekut të grupit. Ai e kaloi natën në kujdes intensiv, por është zhvendosur pasi ai po ndihet më mirë. Deri më tani ka testuar negativ për coronavirusin", thuhet në mesazhin e publikuar nga grupi.

Lindemann thuhet se ishte rikthyer në Berlin javën e kaluar pas një shfaqjeje në Moskë, mbi të cilën vuajti nga një infeksion i mushkërive si dhe nga ethet, duke bërë që të shtrihej në kujdes intensiv. /Telegrafi/