Raportohet se një pjesëtar i MUP-it serb është ndaluar në Jarinë
07/08/2026
Një pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP) është ndaluar nga autoritetet e Kosovës në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, mbrëmjen e së enjtes.
Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për “Kossev”.
“Po merret në pyetje. Nuk do të thotë se ai do të dërgohet në mbajtje”, kanë deklaruar nga Policia e Kosovës.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur arsyet e ndalimit apo nëse ndaj personit në fjalë ekzistojnë dyshime për ndonjë vepër penale.
Ndërkohë, Telegrafi ka tentuar të marrë një deklaratë shtesë nga Policia e Kosovës lidhur me rastin, por deri në orët e mbrëmjes nuk ka arritur të sigurojë përgjigje.
Artikulli do të përditësohet sapo të ketë informacione të reja nga autoritetet.


