Raportohet se një gjeneral rus ka vdekur në rrëzimin e aeroplanit në Krime
Kanali në Telegram “Spy Dossier” raportoi se në bordin e aeroplanit An-26, i cili u rrëzua më 31 mars në Krimenë e pushtuar nga Rusia, mes viktimave ndodhej edhe një gjeneral.
Sipas këtij burimi, ndër 29 personat që humbën jetën (23 pasagjerë dhe 6 anëtarë ekuipazhi) ishte edhe gjeneral-lejtnant Aleksandër Atroshçenko, komandant i korpusit të përbashkët të aviacionit të Flotës Veriore dhe ish-komandant i Ushtrisë së 45-të të Forcave Ajrore dhe Mbrojtjes Ajrore të kësaj flote.
Përveç tij, u vranë edhe gjashtë oficerë nga shtabi i Flotës Veriore.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 më 31 mars, kur aeroplani u rrëzua mbi territorin e Krimesë së pushtuar.
Sipas autoriteteve, nuk ka pasur ndikim të jashtëm shkatërrues mbi avionin, ndërsa shkaku paraprak i aksidentit konsiderohet një defekt teknik.
Ministria e Mbrojtjes raportoi zyrtarisht se në aksident humbën jetën 6 anëtarë të ekuipazhit dhe 23 pasagjerë, ndërsa avioni thuhet se u përplas me një shkëmb. /Telegrafi/


