Please enter at least 3 characters.

Raportohet se 117 mijë rekrutë iu bashkuan ushtrisë ruse vetëm brenda këtij viti

2023/05/107050203-16506291252022-04-21t211147z_262781065_rc2nrt9cza3f_rtrmadp_0_ukraine-crisis-mariupol.jpeg

Më shumë se 117 mijë njerëz iu janë bashkuar ushtrisë ruse deri më tani këtë vit, ka thënë ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, sipas agjencisë së lajmeve RIA.

Derisa Rusia përgatitet për një kundërofensivë ukrainase, Medvedev, i cili është zëvendëskryetari i këshillit të sigurimit të vendit, tha se mijëra burra janë regjistruar për të luftuar në Ukrainë këtë vit, transmeton Telegrafi.

"Sipas të dhënave nga ministria e mbrojtjes... 117,400 njerëz u regjistruan në radhët e forcave të armatosura nga 1 janari deri më 19 maj me kontratë dhe brenda formacioneve tona vullnetare", citohet të ketë thënë Medvedev.

Ndryshe, shtatorin e kaluar, presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një mobilizim të pjesshëm në Rusi.

Ministri i Mbrojtjes i vendit Sergei Shoigu tha në atë kohë se Rusia do të rekrutonte 300,000 rezervistë për të mbështetur fushatën e saj ushtarake. /Telegrafi/